Si nëpër filma/ Vidhet banka në Brazil, grabitësit marrin peng klientët dhe punonjësit
Anëtarët e një bande në Brazil kanë marrë peng një numër të konsiderueshëm klientësh dhe punonjësish të një banke, pasi fillimisht grabitën para nga institucioni.
Pamjet nga mediet vendase tregojnë njerëzit e marrë peng që ecin në rrugë nën kërcënimin e armëve të grabitësve.
Aflição total, meu Deus, oremos por todas essas pessoas que estão sendo feitas de reféns nesse mega assalto aqui em Araçatuba ???????????? #Araçatuba #OremPorAraçatuba pic.twitter.com/lBo4Ti2rk0
— thales (@thalespatrizzi) August 30, 2021
Ende nuk dihet nëse ka viktima apo nëse dikush është plagosur në sulm.
Kryebashkiaku, Dilador Borges, tha se policia po lufton për të ndërhyrë.
"Policia nuk mund të sulmojë, nuk mund të përballet me ta sepse ka shumë njerëz që janë në rrezik," tha ai për Band TV.
Ai tha se nuk e di nëse grabitësit i kanë liruar pengjet, por tha se forcat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin e qendrës së qytetit.
Kryebashkiaku gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, duke paralajmëruar se grabitësit kanë vendosur pajisje shpërthyese në të gjithë qytetin. Ai tha se ka telefonuar guvernatorin e shtetit për të kërkuar përforcime.
Na fuga, os reféns foram amarrados nos veículos. Tentativa de impedir qualquer contra-ataque da polícia ao grupo. Deus guarde essas pessoas e todos de Araçatuba. Todas as agências bancárias do centro foram invadidas - informações preliminares. pic.twitter.com/lu0hBlcTCu
— Yuri Macri (@yurimacri) August 30, 2021