Tërheqja e trupave amerikanë, vetëm 250 ushtarë kanë mbetur në Kabul

Rreth 5,500 amerikanë janë evakuuar nga Kabuli, që nga 14 gushti, sipas deklaratës së departamentit të shtetit amerikan, ku thuhet se vazhdojnë sulmet me raketa në aeroport.

Si rrjedhojë në Kabul kanë mbetur vetëm 250 ushtarë amerikanë, të cikët gjithashtu do të evakuohen disa orë para afatit për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi të martën, 31 gusht.

 Që prej 14 gushti, gati 5,550 amerikanë janë larguar në mënyrë të sigurt nga Afganistani, shtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit , duke përfshirë rreth 50 (amerikanë) që u larguan nga vendi dje.

Përveç kësaj, rreth 280 amerikanë (të vetëidentifikuar) kanë kontaktuar Departamentin e Shtetit dhe  kanë vendosur të mos largohen nga vendi , tha zëdhënësi.

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar për sulmin me raketa në aeroportin e Kabulit në Afganistan , tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki , duke shtuar se operacioni i evakuimit po vazhdonte "pa ndërprerje".

Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Guardian deri në pesë raketa u lëshuan në aeroportin e Kabulit nga një makinë në periferi veriore të qytetit, por u kapën nga një mburojë raketore amerikane. Raketat ranë në lagjen Salim Karwan. Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar.