Urdhëroi të dashurin të vriste burrin! Dënohet me 31 vjet burg gruaja e ish-ambasadorit grek

Një grua braziliane, u dënua  me 31 vjet burg, pasi akuzohet se ka vrarë burrin e saj, ish -ambasadorin grek në Brazil.

Në vitin 2016, ata zbuluan trupin e djegur të Kyriakos Amiridis në bagazhin e brendshëm të makinës në Rio de Janeiro.

31-vjeçarja, Françoise de Souza Olivera, ishte në një lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomez.

Ky i fundit ka pranuar se ka vrarë diplomatin me urdhër të gruas.

Ai aktualisht ndodhet pas hekurave dhe është dënuar gjithsej me 22 vite burgim.

Në përfundim të gjykimit tre-ditor, gjyqtari e përshkroi krimin si diçka që është çnjerëzore.

Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës./OraNews/

Urdhëroi të dashurin të vriste burrin! Dënohet me 31 vjet

Urdhëroi të dashurin të vriste burrin! Dënohet me 31 vjet

Urdhëroi të dashurin të vriste burrin! Dënohet me 31 vjet

Urdhëroi të dashurin të vriste burrin! Dënohet me 31 vjet