Ishte kundër vaksinës anti-Covid/ Kur u infektua u pendua, muzikanti 40-vjeçar vdes në spital
Muzikanti britanik, Marcus Burke ndërroi jetë pas komplikimeve që nga sëmundja e Covid-19., duke lënë ps gruan e tij shtatzëne.
Britaniku i pafat ishte kundër vaksinave anti-Covid, siç kishte deklaruar në rrjetin britanik "ITV" , ndërsa besonte se ishte i paparekshëm ndaj virusit, pasi stërvitej pesë herë në javë.
Kur u infektua me Covid-19, 40 vjeçari shfaqi simptoma njës0j me ato të një gripi të zakonshëm.
Ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, ai pranoi se ishte "injorant" dhe i nxiti bashkëqytetarët e tij që të vaksinoheshin.
Gruaja e tij shtatzënë, Liz, konfirmoi se Marcus vdiq në Spitalin Universitar Royal Stoke të premten, sipas Daily Mail Britanike
Në një intervistë nga shtrati në spital më 11 gusht, 40-vjeçar tha se ishte penduar për qëndrimin që mbante ndaj vaksinave anti-Covid dhe për faktin që nuk ishte vaksinuar.
Marcus tha se simptomat e tij gradualisht u përkeqësuan dhe përfundimisht u shtrua në spital me vështirësi në frymëmarrje.

