Shpërthen nëna një marinsi amerikan të vrarë në Kabul: Biden është një "mbeturinë e paaftë"

"Ai po përgatitej të kthehej në shtëpi për të qenë me gruan e tij dhe djalin e porsalindur," janë fjalët e nënës së një marinsi amerikan 20-vjeçar i cili u vra në sulmin vetëvrasës nga Shteti Islamik jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit.

Ajo iu kthye ashpër presidenti Joe Biden duke e quajtur atë një “mbeturinë të paaftë”.

"Djali im ishte një nga marinsat që vdiq pardje ," tha Katie McCollum në një intervistë në  radio.

"Ai po bëhej gati për të shkuar në shtëpi për të qenë me gruan e tij dhe djalin e porsalindur, " tha McCollum.

"Dhe ato plehra të paafta e dërguan djalin tim drejt vdekjes."

"Ata erdhën dhe më zgjuan në katër të mëngjesit për të më thënë që djali im kishte vdekur," tha ajo.

Presidenti amerikan, Zonja e Parë Jill Biden, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe disa zyrtarë të lartë ushtarak ishin të pranishëm në ceremoninë solemne të transferimit të trupave të të rënëve nga avioni ushtarak që i solli nga Kabuli.

Të dielën, Biden dhe gruaja e tij u takuan gjithashtu me familjet e 13 ushtarëve që humbën jetën, shkruan protothema

Pentagoni publikoi detajet e 13 viktimave të sulmit të shtunën pasdite. Pesë prej tyre ishin vetëm 20 vjeç, të lindur në të njëjtin vit kur filloi lufta më e gjatë në SHBA në 2001./OraNews/