Aksident në Rinas, makina përplaset me motorin, dëmtohet polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 19:52
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme kthesa e Rinasit, në Tiranë
Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H.
Si pasojë ky i fundit është dëmtuar, por pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.
“Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
