Aksident në Dajt, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi dhe pasagjerja
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se 33 vjeçari, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojëështë lënduar drejtuesi i identifikuar si A. Ll dhe pasagjerja e J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
