Një ditë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhen emrat e ekipit të ri të PD-së, Basha u jep më shumë pushtet grave

Të hënën në orën 18:00, Partia Demokratike do të zgjedh ekipin e ri që bashkë me kryetarin Lulzim Basha do të udhëheqin opozitën në 4 vitet e ardhshme.

Këshilli Kombëtar do të zgjedh nënkryetarët e rinj, sekretarët e rinj, kryesinë e re si dhe drejtuesit e disa departamenteve. Në ditët e fundit Lulzim Basha, ka takuar thuajse gjithë figurat kryesore të selisë blu, duke nisur me Edmond Spahon, i cili ka vendosur të qëndrojë vetëm deputet dhe Edi Palokën, i cili do të marrë drejtimin e këshillit kombëtar. Këto dy emra do të zëvendësohen nga Enlekejd Alibeaj, i cili do të propozohet edhe si nëkryetar i kuvendit, dhe Alfred Rushaj, i cili krahas postit të nënkryetarit do të jetë edhe Kryetar i Grupit parlamentar. 

Partia demokratike nga 30 gushti do të ketë 4 nënkryetar me detyra spicifike këtë detyrë do ta mbaje Jorida Tabaku, qe do të angazhohet në marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma me shoqërinë civile. Në postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë demokratike, do të rikonfirmohet Gazmend Bardhi.

Flutura Açka do të marrë komisionin e apelimit dhe etikës ndërsa Emin Gjana komisionin e zgjedhjeve. Pronat dhe të përndjekurit do të konsiderohen parësore e për ta propozohet Ledina Mandina dhe Jonila Godole

Ndërkohë në prag të nisjes së parlamentit PD ka përcaktuar dhe përgjegjësitë në komisione.  Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku Jorida Tabaku do të jetë në Komisionin për Integrimin Europian, Agron Gjemarkaj mediat, Albana Vokshi shëndetësinë,  komisionin e ligjeve Oert Bylykbashi, Flamur Noka sigurinë Tomor Alizoti komisionin e jashtëm.

Lista e plotë:

KATËR NËNKRYETARËT

Jorida Tabaku, përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë

Grida Duma, përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile 

Alfred Rushaj, nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar

Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit

SEKRETARËT

Gazment Bardhi , Sekretari i Përgjithshëm

Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ  

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore e Zgjedhore 

Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar

Flutura Açka, Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës 

Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit Zgjedhor. 

Ledina Mandia, Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave

Jonila Godole, Sekretare për të Përndjekurit Politikë

Flamur Hoxha,Sekretari për Klimën e Biznesit

Belind Kelliçi, Sekretar për emigrantët

Oriela Nebiaj, Sekretare për Organizatat Partnere 

Arta Sakja dhe Greta Bardeli, Sekretare të Burimeve Njerëzore

Taulant Zeneli dhe Endri Hasa, Sekretariati i Koordinimit Elektoral dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital

Enriketa Papa , Kryetare e Fondacionit për Liri dhe Demokraci 

PARLAMENTI

Enkelejd Alibeaj, Nënkryetar i Kuvendit

Alfred Rushaj, Kryetar i Grupit Parlamentar

Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, nënkryetarë të Grupit Parlamentar

Orjola Pampurit, Zëdhënëse e Grupit Parlamentar

Arbi Agalliu , Sekretar i Grupit Parlamentar  

DEPUTETËT NË 8 KOMISONET PARLAMENTARE  

Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian:

Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë:  

Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike

Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat: 

Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese

Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare 

Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme.