Lazio e Sarrit argëton me fitore dhe spektakël. Shikoni golin e parë të Elseid Hysaj

Lazio e Mauricio Sarrit është surpriza më e bukur deri tani në Serinë A. Me një trajner të ri, me skemë të re dhe me pak prurje, bardhekaltërit morën fitoren e dytë radhazi, me një goleadë 6-1 ndaj Spezias në “Olimpico”, shkruan Ora News.

Protagonist absolut ishte Ciro Immobile me një triplet të shënuar pa harruar edhe një penallti të humbur ndërsa festoi edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar, i rilindur nën urdhrat e Sarrit, shënoi golin e dytë të tij në karrierë në Serinë A, dhe të parin me fanellën e Lazios. Luis Alberto dhe Felipe Anderson ishin autorët e golave të tjerë me sfidën që përfundoi 6-1, më e thella e këtij sezoni të ri në Serinë A.

Ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Atalanta zhgënjeu në shtëpi me barazimin pa gola përballë Bolognas.