Mbërrin grupi i dytë i afganëve në Rinas, fluturimi i rradhës pritet pas mesnate

Ka mbërritur grupi i dytë i afganëve në Aeroportin e Rinasit. Është avioni i parë i mbërritur ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se ka ardhur me linjë direkte nga Kabuli, ndryshe nga avioni i dytë që pritet të bëjë linjë tranzite duke u ulur më parë në Katar.

Autobusët janë në pritje për transportin e tyre.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se afganët së pari do t'i nënshtrohen kontrollit mjekësor.

Në Aeroport ndodhet ambasadorja Kim së bashku me ministren Xhaçka të cilat po inspektojnë situatën nga afër.

Personat që kanë mbërritur me avionin e parë po mendohet të strehohet në Qytetin Studenti, por ende nuk është e konfirmuar.

Sipas informacioneve paraprake do të mbërrijnë 210 afganë, por nuk dihet se sa kanë arritur me avionin e parë.

Avioni i dytë pritet të mbërrijë rreth orës 1, pas mesnate. 

Grupi i parë me 121 afganë mbërriti mëngjesin e sotëm kur ora shënoi 03:20. Mes tyre 11 ishin foshnja që prekën tokën shqiptare për një jetë më të sigurt dhe larg luftës në vendin e tyre.