Berisha 'Non Grata', Rama: PD do të vijë në Parlament me një dhëmballë të prishur

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me deputetë të rinj dhe të vjetër në pallatin e Brigadave, ka komentuar dhe shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Non-Grata nga SHBA. 

Ai është shprehur se PD-ja do të vijë në Parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Berishën. 

“Dua ta them këtu se kush do ta kalojë cakun etik në adresë të rivalëve tanë, kush do të japë shembull të keq duke rënë pre e provokimeve të tyre, do të jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe mua. 

Fatkeqësisht PD-ja do të vijë në Parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur, që nuk kakurajo ta shkulë. Kjo nuk është arsye për tu gëzuar për infektimin e PD-së. Për sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e Partisë Demokratike do të jetë e paevitueshme. Nuk e kemi pasur dhe nuk do ta kemi asnjeherë luftën me Partinë Demokratike.”- u shpreh Rama.