Sot pritet të vijnë 2 grupe të tjera afganësh në vendin tonë para mesnatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2021, 21:13
Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Burime për Ora News, bëjnë me dije se vioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
121 afganë, mes tyre 11 foshnja, mbërritën mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit.
Ata aktualisht janë akomoduar në "Prestige Resort", në Durrës , ku pasditen e sotme janë vizituar edhe nga Kryeministri Rama.

