Librazhd/ Prej 4 ditësh i larguar nga shtëpia, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin 23-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2021, 20:16
Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme rreth orës 19:00 pa shenja dhune në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin.
Shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd ishte larguar nga banesa më datë 23.08.2021.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
