Rama i prerë: Nuk do presim SPAK-un për çdo vatër korrupsioni, do jemi kërkues provash
Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS gjatë katër viteve të ardhshme nuk do të presë SPAK për çdo vatër korrupsioni, por do të jenë vetë në kërkim të provave.
Rama tha se edhe qeveria do të hetojë çdo sinjalizim për zyrtarë të korruptuar, dhe se nuk do mbyllin sytë para rasteve korruptive
"Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo akuze publike për të verifikuar çdo gjë dhe për të ndarë me objektivitet shumicën e dokrrave. Në këtë pikë nuk do ketë asnjë kompromis për askënd dhe për asnjë arsye. Për çdo kompromis që me duart tona përgatisim disfatën e mandatit të tretë që duhet të jetë një pastrim i mëtejshëm i organeve të drejtësisë. Duhet të shoqërohet me një ofensivë frontale
Nuk do presim që SPAK të merret me çdo vatër. Do jemi kërkues, hulumtues dhe grumbullues faktesh dhe prova duke veshur me armaturë edhe me ligj të veçantë dhe duke mbyllur në një kohë të shpejtë rrethin e shërbimeve digjitale për publikun. Do nxjerrim së shpejti elektronikisht në pah edhe falë qytetarëve të gjitha pikat ku ngecin shërbimet e shtetit për qytetarin dhe bizneset. Do ketë përfshirje më të madhe të partisë dhe grupeve të internetit. E drejta për të shërbyer triumfojë në raport me drejtën e marrë arbitrarisht për t’u shërbyer interesave vetjak”- shprehet Rama.
