"Vendin e Gramozit nuk e zë dot askush", Rama: Mësohuni të dëgjoni nga unë fjalën “shokë e shoqe”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e vjetër parlamentar dhe grupin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në fjalën e tij ai u shpreh se PS-ja është një skuadër, pavarësisht personave të cilët nuk do të jenë më pjesë e partisë në mandatin e tretë.
Rama gjithashtu tha se shqiptarët i besuar për të tretën herë radhazi drejtimin e vendit.
Rama: "Meqë Gramozi nuk do ta ketë më barrën që të mbajë fjalime para jush, do dëgjoni nga unë më shpesh adresimin shokë dhe shoqe. Populli shqiptar na ka besuar për të tretën herë radhazi privilegjin për të udhëhequr. Këtu janë anëtarët e mandatit të dytë që sapo u mbyll dhe ata të mandatit të tretë që po fillon. Ne këtu jemi dhe do të jemi një skuadër që nga Gramozi i cili do të vazhdojë të jetë në krahun tim të djathtë, pasi askush nuk e zë dot atë vend dhe deri te deputetja më e re në këtë skuadër. Shumë prej jush ishin dhe do të jenë në Kuvend, të tjerë nuk do të jenë por ne jemi një skuadër dhe ndryshimet janë vetëm në funksion të skuadrës. "
