Miami: Vret turistin më pas kërcen mbi trupin e pajetë që po përpiqej të mbronte fëmijën 1 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Miami, ku një 22 vjeçar ka qëlluar për vdekje një turist dhe më pas ka kërcyer mbi trupin e pajetë të viktimës, i cili po përpiqej të mbronte fëmijën 1-vjeçar.

Miami: Vret turistin më pas kërcen mbi trupin e pajetë që po

Autori është 22-vjeçari, Tamarius Blair Davis, nga shteti i Xhorxhias dhe dyshohet se ishte nën ndikimin e drogës gjatë sulmit të armatosur kundër 21-vjeçarit, Dustin Wakefield.

Dëshmitarët okularë që po drekonin në restorantin 'La Cerveceria de Barrio' thanë se  "menjëherë pas të shtënave, autori  filloi të kërcente mbi trupin e viktimës".

Miami: Vret turistin më pas kërcen mbi trupin e pajetë që po

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe e kanë detyruar të lëshojë armën dhe të dorëzohet. Ai u arrestua më vonë dhe tha se kishte konsumuar substanca narkotike.