Shëngjin: Fuoristrada digjet tek Rana e Hedhun

Një automjet fuoristradë është gjetur i djegur në breg të detit në zonën e Ranës së Hedhun të Shëngjinit.

Mjeti është pikasur pasditen e 23 gushtit dhe është njoftuar policia e cila po kryen veprimet hetimor.

Fuoristrada është shkrumbuar plotësisht.

Shëngjin: Fuoristrada digjet tek Rana e Hedhun

"Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00 , në Shëngjin, në rrugën e "Ranës së Hedhun" , ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale" informoi sot policia.