Një ditë pas atentatit në pedonalen e Lushnjes: Gjurmë gjaku dhe shenja plumbash

Disa xhama të thyer në një tavolinë dhe gjurmë gjaku, shenja plumbash edhe në xhamat e Bar Pedonales dhe vazot e lokalit. Këto janë gjurmët që kanë mbetur nga atentati që tronditi mbrëmë qytetin e Lushnjes.

Ishte ora 22:00 e mbrëmjes (23 gusht 2021). Bledar Muça, pronari i Bar Pedonales së bashku me kunatin e tij ishi ulur në një nga tavolinat e lokalit kur nga një makinë është qëlluar me breshëri automatiku.

Bledar Muça u vra ndërsa 5 persona, mes tyre dhe 2 gra që ishin në pedonale mbetën të plagosur.

Një ditë pas atentatit në pedonalen e Lushnjes: Gjurmë gjaku

Sot aty nuk asnjë shirit policie apo gjurmë të hetuesve.

Vetëm kalimtarë që kalojnë aty pari për të shkuar në punën e tyre, ndërsa në kokë u gumëzhijnë shumë pyetje që duan përgjigj: Kush? Pse? Si është e mundur?

Një ditë pas atentatit në pedonalen e Lushnjes: Gjurmë gjaku

Ka dhe nga ata që kur kalojnë aty pari u rikthehet në memorie paniku e frika që përjetuan mbrëmë. Kishin dalë për një shëtitje e papritur ishin gjendur mes një breshërie automatiku që erdhi nga një makinë në lëvizje.

Mbrëmë në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë kliente, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave. 

Një ditë pas atentatit në pedonalen e Lushnjes: Gjurmë gjaku

Sot pasdite do të përcillet për në banesën e fundit Bledar Muça, ndërsa 5 të plagosurit Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi dhe dy gra, shtetaset me iniciale  E. S., 26 vjeç dhe M. Gj. 66 vjeçe janë dërguar në spital.