Grabiani i zhgënjyer: Votojmë PS për të na ndihmuar, na ka dhënë drunë e hunë
Në Grabian të Vlorës banorët janë të zhgënjyer. Premtimet që kanë marrë në fushatën elektorale mbeten vetëm fjalë dhe fjalët i merr era.
Mungesa e rrjetit të kanalizimeve është shqetësimi kryesor në fshatin Grabian të Vlorës, ku banorët ndjehen të diskriminuar nga bashkia e drejtuar nga socialistët. Ata thonë se u mashtruan pasi janë të varfër.
Qytetari thotë:Grabianin e kanë lënë pas dore e kanë gënjyer në çdo votim. Na thonë do bëjmë këtë dhe nuk kanë bërë asgjë. Në 12 të natës të votohet PS e merr, sepse ne jemi të varfër e mendojmë se socialistja do na ndihmojë porn a ka dhënë drunë e hunë.
Furnizimi me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe rruga janë të tjera shqetësime për komunitetin aty.
Kur e krahasojnë gjendjen ku jetojnë me atë të fshatrave të tjerë pranë, ngrejnë dyshime se bashkia e Vlorës i diskriminon.
“E njëjta situatë. Banjot, sheshit, kanalet për ibret. Vijnë votimet na thonë do bëheni me drita do shtrohen kanalet.. por asgjë.. Paratë se ku vejnë” thotë një qytetare tjetër.
“Kanë thënë shumë në kohën e fushatës por asgjë nuk kanë bërë" thotë një tjetër
Në fshatin Grabian të Vlorës, ujërat e zeza vërshojnë në kanale të hapura mes fshatit.
Fshati Grabian ndodhet vetëm 11 km nga qendra e qytetit por banorët atje thonë se nuk kanë qenë asnjë herë në fokusin e bashkisë së Vlorës.