Pistat e hetimit për atentatin në Lushnje: Përplasjet për dominimin e tenderave dhe tregut të kokainës

Ora News mëson detaje të reja lidhur me ekzekutimin e pronarit të bar Pedonales në Lushnje mbrëmjen e 23 gushtit 2021.

Bledar Muça ka lidhje krushqie me Roland Shytin pasi i ka marrë mbesën për grua. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar konkret për atentatin

Pistat e hetimit janë përqëndruar tek përplasjet e konfliktet e njëpasnjëshme të grupeve kriminale që kërkojnë të dominojnë tenderat publikë në Lushnje dhe tregtimi i heroinës dhe kokainës, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno. 

Nga atentati mbetën të plagosur dhe 5 persona.