Rama merret me komentet e komentuesve të Bregoviçit

Kryeministri Rama sot ka zgjedhur tu përgjigjet me një koment për komentet siç thotë ai “kinse patriotëve” lidhur me vizitën e Bregoviçit të dielen.

Asnjë fjalë për ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të hënës në qytetin e Lushnjes.

Një atentat në mes të qytetit dhe në një zonë të mbipopulluar si pedonalja, u ekzekutua me automatik administrator i Bar Pedonales, Bujar Muça ndërsa u plagosën 5 persona mes tyre dhe qytetarë të cilët u gjendën rastësisht aty.

E gjithë ngjarja shkaktoi panik tek qytetarët pasi kjo zonë është e mbipopulluar.