Detaje të reja nga atentati në Lushnje/ Autorët dogjën makinën: Janë 1 vrarë dhe 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 23:50
Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve të vrasjes së Bledar Muçaj në pedonalen e qytetit.
Ndërkohë mësohet se të plagosur në atentat kanë mbetur dhe dy gra.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.