Atentati në Lushnje: Autori i pamaskuar doli nga makina e qëlloi me automatik në distancë 3-4 metra
Ora News mëson detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e 23 gushtit 2021 në pedonalen e qytetit të Lushnjes.
34 vjeçari Bledar Muça, i cili ka lidhje krushqie me Roland Shytin pasi i ka marrë mbesën për grua u ekzekutua me breshëri automatiku teksa ishte I ulur në tavolinën e tij të preferuar në lokalin që administronte.
Tavolina ndodhej në një distancë 4- 5 metra larg rrugës ku dhe është ndalur makina tip Golf ngjyrë Blu. Në makinë kanë qenë dy persona të pamaskuar.
Njëri ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 34 vjeçarit. Nga të shtënat zyrtarisht policia deklaron se janë plagosur 5 persona, por mësohet se edhe dy të tjerë kanë marrë plagë por që nuk kanë shkuar në spital për mjekim.
Raportimi i gazetarit në edicionin e lajmeve të Ora News, ora 11:00.
