Banorët e fshatit në Gramsh transportojnë në krah transformatorin, Berisha: 50 vite prapa kthehu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 22:16
Edhe pse jemi në 2021, fshatra të tëra në vend vazhdojnë të vuajnë për nevojat themelore: Rrugë, ujë e drita.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku banorë të fshatit Gjerë në Gramsh e transportojnë në krah transformatorin e energjisë elektrike për shkak të mungesës së rrugës.
Postimi i plotë i Berishës
50 vite prapa ktheu!
Si ne vitet ‘70 kur transporti i transformatoreve behej me krahe nga skllevrit e monizmit!
Arritje tjeter e Edvin Rames!
Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
Banorë e fshatit Gjerë të rrethit të Gramshit transportojnë trasmatorin e energjisë elektrike në krah, njësoj si në vitet e para të monizmit kur u shtri energjia për herë të parë.

