U aksidentua në qendër të Beratit, ndërron jetë 34-vjeçari Leonard Rrapi

Leonard Rrapi, 34-vjeç, i cili u aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Berat, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

34-vjeçari, i cili ishte një prej 5 të plagosurve, nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident e si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, ku Ergys Petro, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh. 

Si pasojë e aksidentit të rëndë janë plagosur 5 shtetasit: Leonard Rrapi 34-vjeç, i cili ka humbur jetën, Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç, Tahir Redhi,30-vjeç dhe Robert Sadikaj.

Viktima Leonard Rrapi është transportur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku dhe ka ndërruar jetë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë ndodhen në Repartin e Kirurgjisë së Beratit. Rrapi ishte banues në fshatin Arëz në Tepelenë. Ai së bashku me katër të tjerët sapo ishin kthyer nga peligrinazhi në Malin e Tomorrit, dhe po bënin shëtitje në qytetet në momentin kur ndodhi aksidenti. 

Ndërkohë Ergys Petro, është arrestuar ditën e sotme nga policia.