Identifikohen edhe të plagosurit e atentatit Lushnje, mes tyre një vajzë

Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe janë tre personat që kanë mbetur të plagosur si pasojë e atentatit që ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Lushnjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Bledar Muço, 40-vjeç.

Ky i fundit ishte pronar i lokalit  ku ndodhi dhe ngjarja.  

Njoftimi i plotë i policisë

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes