Mbërrijnë në Rinas edhe 43,512 doza Pfizer, Rama apelon: Shfrytëzoni gushtin për vaksinim

43,512 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Kryeministri Rama apelon qytetarët që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit anti-Covid për çdo qytetar +18 vjeç.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 397 raste të reja me COVID nga 4029 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.