Me babain e gjyshin të pushkatuar, Mide Sefa kthen kujtimet në ish-kampin e internimit të Tepelenës: Jetë ferri!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 20:51
Mide Sefa erdhi në ish kampin e internimit të Tepelenës me nënën dhe xhaxhanë pasi babai dhe gjyshi i saj u pushkatuan nga komunistët në Kukës.
“Isha dy vjeç e gjysëm kur erdha dhe ika shtatë vjeç e gjysëm”, thotë Midja që e sheh për herë të parë kampin pas gati 70 vitesh.
“Njerëzit vdisnin dhe nuk dinin ku i varrosnin, gratë binin në mina tek lanin rroba, jeta ishte një ferr”, thotë Midja.
Gruas nuk iu ndanë internimet pasi gjashtë vjet të tjera i kaloi në Kampin e Internimit të Savrës, në Lushnjë.