Ky është efektivi i RENEA-s i arrestuar, akuzohet se krijoi një rrjet për shpërndarjen e kokainës e hashashit
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 21 Gusht 2021, 09:09
Ora News siguron foton e efektivit të RENEA, Rael Luli, i cili u arrestua më 20 gusht 2021 gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet.
Efektivi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal duke arritur të krijonte një rrjet me disa persona që shpërndanin kokainë dhe hashash, raporton Ora News.
Një pjesë e këtij grupi u kap në muajin qershor nga policia dhe prokuroria e Tiranës.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si "Parku i autobusave", Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
