Plagosi me sende të forta një 51-vjeçar pas konfliktit, arrestohet i riu në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 22:11
Një 51-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Sarandë me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, se në lagjen Nr.1, Sarandë, ku shtetasir P.S është goditur me mjete të forta.
Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

