Pa ujë me 6 mln euro Ujësjellës, banorët e Rrajcë Sutaj në protestë: Po e mbushim me kova
Banorët e fshatit Rrajcë Sutaj në Prrenjas protestuan për mungesën e ujit të pijshëm edhe pse Ujësjellësi që duhet ti furnizonte 24 orë e që kushtoi 6 mln euro u ndërtua vetëm një vit më parë. Në bashkinë e Prrenjasit thonë se situata është shkak i rënies së prurjeve.
Ujësjellësi me vlerë rreth 6 milion euro përfundoi vetëm vitin e kaluar dhe duhet të siguronte 24 orë ujë për fshatin Rrajcë Sutaj në Prrenjas.
"Investoi shteti, firma e bëri punën por sesi e bëri nuk e dimë."
Por banorët thonë se në këto ditë të nxehta uji nuk u shkon fare, ose furnizohen me orare të kufizuara.
"Nuk ka fare ujë gjithë fshati."
"Erdhën fëmijët nga Greqia, pa larë i morën rrobat, as vetë nuk u lanë hiç."
Lukaku pranon të mbajë fanellën e “mallkuar” te Chelsea
18 Gusht, 18:14
Ndaj dolën në protestë.
"Janë 480 familje që nuk kanë ujë, 6500 frymë."
Përgjegjësi i Ujësjellës Kanalizime Prrenjas, Ylli Alla, pranon rënien e prurjeve në burim, por ai thotë se fshati furnizohet me 6 orë në ditë.
"Ka tre javë që furnizohen me orar si pasojë e rënies së prurjeve të burimit në Ujësjellës".
Investimi me vlerë 6 milion euro për Ujësjellësin që furnizon me ujë fshatin në Prrenjas u krye nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por sipas banorëve dhe ekspertëve studimet për sasinë e ujit që prodhonte burimi kanë qenë të gabuara ndaj përballen me krizë uji.

