Humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarëset, bëhet shoshë mjeti në Pogradec
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 17:09
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec.
Mjeti që shikoni në video ka dalë nga rruga pranë fshatit Mëmëlisht dhe është përplasur me trafikndarëset.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar edhe pse mjeti është bërë shoshë në krahun e pasagjerit.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

