Raporti: 3 nga 34 më të rrezikshmit në Itali u arrestuan në Shqipëri, një shqiptar në listën e më të kërkuarve në Europë

Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar raportin zyrtar të aktivitetit të Grupit të Integruar Interforcë për Kërkimin e personave të rrezikshëm nga drejtësia italiane për periudhën kohore 2010-2020.

Ne raportin e publikuar nga Ministria e Brendshme, rezulton se tre nga personat më të rrezikshëm janë kapur në Shqipëri. Madje dy prej tyre janë anëtarë të mafias kalabreze Ndrangheta

Në raportin prej 39 faqesh të siguruar nga RTV Ora, infomohet se prej vitit 2010 deri në vitin 2020, janë arrestuar 22 persona në kërkim e të konsideruar me rrezikshmëri maksimale, e 110 persona të shpallur në kërkim e të konsideruar të rrezikshëm.

Nga 132 personat e arrestuar gjatë kësa dekade pune, 34 prej tyre, janë arrestuar në kontinentin Europian e në vendet; Shqipëri, Spanjë, Belgjikë e Francë. Nga këto 31 persona ishin konsideruar të rrezikshëm e 3 shumë të rrezikshëm.

Të arrestuarit në Shqipëri

Në raport, në një hartë globale specifike me numrin e personave të arrestuar në çdo vend të botës e të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, Shqipëria është ndër shtetet me numrin më të lartë me 3 të kërkuar për krime të rënda, të fshehur e të kapur në këtë territor. 

Dy prej tre personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane e të arrestuar në Shqipëri, janë kapur falë projektit të përbashkët I-CAN “Interpol Cooperation against ’Ndrangheta”, të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, Interpol që ka bashkuar forcat policore të disa vendeve për të luftuar degëzimin global e rrezikshëmrinë e mafias kalabreze Ndrangheta.

Dy prej të arrestuarve janë Adrian Çekini dhe Bujar Sejdinaj të arrestuar ne korrik 2020, raporton RTV Ora. 

Raporti: 3 nga 34 më të rrezikshmit në Itali u arrestuan në

Vendi me numrin më të lartë të personave të kërkuar e të arrestuar nga drejtësia italiane është Spanja.

Të arratisurit jashtë Italisë

Mbi kapjen e të arratisurve në shtete jashë kufirit italian, Raporti i Ministrisë së Brendshme nënvizon se "mund të ketë vlerësime të ndryshme që kanë të bëjnë o me mundësinë për të gjetur në vendin ku fshihen, një rreth mbrojtës e mbështetës të vlefshëm o për të spostuar jashtë vendit aktivitete të paligjshme të kryera në nivel kombëtar."

6 më të rrezikshmit

Aktualisht në listën e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane e të konsideruara me rrezikshmëri shumë të lartë janë 6 persona 

Matteo Messina Denaro i shpallur në kërkim prej vitit  1993,  Cosa Nostra. 

Giovanni Motisi  i shpallur në kërkim prej vitit 1998,  Cosa Nostra. 

Renato Cinquegranella  i shpallur në kërkim prej vitit 2002,  Camorra. 

Raffaele Imperiale i shpallur në kërkim prej vitit2016,  Camorra. 

Attilio Cubeddu  i shpallur në kërkim prej vitit 1997,  krime të rënda

Graziano Mesina i shpallur në kërkim prej vitit 2020,  krime të rënda

Ndërsa në listën e personave të shpallur në kërkim si të rrezikshëm me të dhëna të përditësuar deri më 14 qershor 2021, janë renditur 62 të kërkuar, 18 i përkasin mafias kalabreze Ndrangheta,  4 kriminalitetit pugliez, 3 Camorras, 2 Cosa Nostras, 3 për sekuestrim personi e 33 për krime të rënda.

Aleks Burreli ne listen e me të kërkuarve në Europë

Gjithashtu Raporti i Grupit të Integruar Interforcë për Kërkimin e Personave të Rrezikshëm nga drejtësia italiane, i Ministrisë së Brendshme Italiane ka publikuar një foto listë prej 42 emrash të personave më të kërkuar nga autoritetet policore në nivel europian ku mes të cilëve janë dy shtetas italianë Matteo Messina Denaro e Giovanni Motisi por dhe shqiptari Aleks Burreli, i akuzuar për vrasje të trefishtë në qytetitn Ayia Napa në Qipro, në vitin 2016 e ku mbetën të vrarë; një biznesmen, një oficer policie me bashkëshorten e tij. Krimi u krye në prani të dy fëmiëjve të tyre minorenë, raporton RTV Ora.