Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Vlorë

Kati i dytë i një banese në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, 18 gusht.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Banesa është në pronësi të shtetasit K. B., 60 vjeç dhe nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.