“Pengje” të premtimeve elektorale, banorët e Çepratit në Vlorë: Vuajmë për 1.5 km rrugë
Kjo është gjendja e rrugës që të çon drejt fshatit Çeprat të Vlorës.
"Vetëm traktori është, vetëm me këtë."
Është më pak se 1.5 km, por është kthyer në makth për banorët.
"Rruga është problemi më i madh sepse rruga këtu është jetike."
Në verë mbizotëron pluhuri e në dimër balta.
"Kaq me zhavorr sa është bërë, është investuar privatisht."
Banorët thonë se kanë mbetur pengje të premtimeve të pambajtura në këmbim të votës nga kryebashkiaku dhe deputetët ndër vite.
"E masin para votimeve shumë herë, shikojnë sikur do bëjnë punët e tyre. Ne kemi 30 vjet nuk është vënë dorë."
"Ne që jemi fshat i vogël mbase s'i bëjnë punë votat tona."
Rikonstruksioni i qendrës Shëndetësore me fonde amerikane thonë se është i vetmi investim i plotë në zonë.
Raporti i KLSH: Ilaçet në Shqipëri të pakontrolluara
18 Gusht, 14:06
"Edhe ai pak investim që u bë me ujin e pijshëm më shumë u tallën sesa bënë ujë të pijshëm, ndërsa investime të tjera ne nuk kemi patë gjë."
Në zgjedhjet e fundit, thonë se u premtuan se rruga do të rehabilitohej brenda qershorit, por kur kanë kaluar dy muaj, ende asgjë nuk është bërë.
"Shpresa vdes e fundit dhe më ka vdekur shpresa."

