Përplasen dy makina në aksin Milot-Morinë, nisen drejt Traumës tre persona

Tre persona janë lënduar këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh.

Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.