Katër shtetas kroatë mbeten në Kabul, ministri Radman: Ata janë të sigurt pranë aeroportit
Shefi i diplomacisë kroate Gordan Grliq-Radman deklaroi ditën e djeshme, 16 gusht se 22 shtetas kroatë ishin evakuuar nga Afganistani deri më tani, dhe se katër të tjerë kanë mbetur në Kabul të cilët janë të sigurt dhe duhet të evakuohen në ditët e ardhshme.
“Ne kemi evakuuar deri më tani 22 qytetarë kroatë në 48 orët e fundit, përfshirë 13 të regjistruar kohët e fundit për një fluturim në Dubai,” tha Radman për mediet në Baska Voda.
Ai vuri në dukje se katër qytetarë të tjerë kroatë mbetën në Kabul dhe se të gjithë ishin të sigurt pranë aeroportit.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për ta, edhe pse ata kujdesen nga punëdhënësit e tyre, sepse ata shkuan në Afganistan për arsye të ndryshme dhe nënshkruan kontrata me kompanitë e sigurisë,” tha Radman.
Ai shtoi se ekziston një grup pune që është në kontakt të vazhdueshëm në terren dhe në bashkëpunim me vendet partnere, dhe kështu po monitoron dhe koordinon largimin e qytetarëve të tjerë kroatë që priten gjatë ditës së sotme ose të nesërmen, raporton KosovaPress.
