Shembet godina në hyrje të Ksamilit


IKMT shembi paraditen e sotme një godinë pa leje në hyrje të fshatit turistik Ksamil.

Aksioni për shembjen e godinave që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit do të vijojë pas përfundimit të sezonit.

Në muajin qershor në Ksamil u shembën 30 godina.