Kaos në aeroport teksa afganët po u ikin talibanëve, Shqipëria garanton SHBA: Ne jemi gati të presim qindra
Shqipëria është gati të presë qindra afganë që jetët e tyre është e kërcënuar nga situate e sigurisë. Ne do jemi në krah të aleatëve tanë gati për ti garantuar sigurinë dhe mirëqënien e tyre, shkruan ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një postim në twitter.
Ndërkohë në një deklaratë nga Sekretari amerikan i Shtetit thuhet se shtetasit afganë dhe ndërkombëtarë të cilët duan të largohen duhet të lejohen ta bëjnë, rrugët, aeroportet dhe kufijtë duhet të qëndrojnë të hapur dhe duhet ruajtur qetësia.
“Nisur nga situate e përkeqësuar e sigurisë po punojmë për të siguruar, dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurtë dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi. Ata në pozita të pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi - dhe llogari - për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.
Populli afgan meriton të jetojnë në paqe, siguri dhe me dinjitet. Ne, komuniteti ndërkombëtar jemi gati ti asistojmë" thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Albania ???????? is ready to host hundreds of Afghans ???????? whose lives are threatened by the deteriorating security situation. We stand side by side with our allies, ready to guarantee their safety and wellbeing. https://t.co/q6UZF6pBls
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) August 16, 2021