Strehimi i afganëve, Yuri Kim: Jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë

Ambasada amerikane ka vlerësuar vendimin e qeverisë për të strehuar qytetarë afganë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane Kim me anë të një postimi në Twitter vlerëson besën e shqiptarëve dhe thekson se SHBA-ja është krenare ta quajë Shqipërinë aleate.

“BESA, kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë," shkruan ambasadorja Kim.

Edhe Komiteti i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehu vlerësimin e vet kundrejt vendit tonë duke falenderuar Shqipërinë për vendimin.