Infrastruktura e rrugës "Hoxha Tasim" në kryeqytet e dëmtuar, banorët: Do vëmendje

Ndodhem në rrugën” Hoxha Tasim” në kryeqytet. Edhe pse kjo rrugë është shumë pranë qendrës ajo ka një infrastrukturë tejet të dëmtuar.

Duket se shtrimi i këtij segmenti rrugor jashtë parametrave dhe standardeve, ka bërë që shtresa e asfaltit të pësojë dëmtime.

Për të shmangur gropat dhe rrugën e keqe drejtuesit e mjeteve detyrohen të bëjnë manovra të ndryshme duke u kthyer edhe ne rrezik për aksidente.

Qytetarët shprehen se rehabilitimi i këtij segmenti duhet të jetë i menjëhershëm.

Rrezikshmëria shtohet akoma më shumë pasi rruga në fjalë është e ngushtë.

"Këtë duhet ta ketë në vëmendje urbanistika, ai që bën projektin për Tiranën."

"Nuk ka zgjerim rruga, kjo është më e keqja."

"Do vëmendje dhe për infrastrukturën e rrugëve. Është me kosto, vjen një moment që bëhet para kohe për t'u riparuar."

Prej kohësh rruga ” Hoxha Tasim” përballet me probleme të tilla infrastrukturore. E nëse punimet do të kryheshin siç duhej, rruga do të ishte në gjendje më të mire thonë qytetarët.