Drenova e Korçës pa ujë, Banorët: Lahemi si qëmoti, me kanaçe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2021, 12:18
Drenova po vuan mungesën e ujit. Banorët thonë se uji u vjen vetëm 1 ose 2 orë në ditë. Ora News ishte atje për të sjellë nga afër problematikën e tyre.
Banorët thonë se uji vjen nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 08:00
“Lajmë sytë si qëmoti me kanaçe e lahemi ashtu” thotë një banor I cili kujton me nostalgji kohën para viteve 1990 kur fshati lulëzonte
“Ishte fshati më I mirë I Korçës tani është dëmtuar edhe infrastruktura dhe kanalizimet” thotë ai.