Shqipëria strehon afganët, Varaku: Nuk është ende i qartë numri i personave që do akomodohen
Kryeministri Rama e ka konfirmuar ditën e sotme përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ardhjen e afganëve në vendin tonë pas bisedimeve me SHBA-të. Ka pasur një replikë dhe një kundër-replikë për pritjen e afganëve. Kryeministri Rama i cili shkoi një status të gjatë në Facebook dhe ish-kryeministri Berisha i cili thotë se është një detyrë që duhet bërë nga shqiptarët, por jo përdorim politik i rastit.
Publicisti Redi Varaku i ftuar në studion e Ora Neës lidhur me këtë fakt bëri krahasimin midis vendit tonë dhe Kosovës dhe tha Presidentja Osmani reagoi me përulësi ndaj qytetarëve.
"Kemi një kryeministër që reagon ndaj kujt se nuk merret vesh sepse opozita është në të njëjtën valë me të cilën ka qenë edhe kur erdhën ujgurët edhe kur erdhën muxhahedinët," tha ai.
Gjithashtu zoti Varaku u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përmbush detyrimet që vijnë si pasojë e marrëveshjeve që ka me NATO-n.
Varaku: "Nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e detyrimeve që vijnë si pasojë e marrëveshjeve apo situatave sigurisht në proporcion me fuqinë e saj dhe aftësinë për të përballuar një situatë të tillë. Mënyra se si reagoi Presidentja e Kosovës shikojmë një përulësi drejtuar qytetarëve të saj, shikojmë një harmoni të plotë mes institucioneve dhe qytetarëve. Pastaj kemi kaosin ku ndodhet Shqipëria. Kemi një kryeministër që reagon ndaj kujt se nuk merret vesh sepse opozita është në të njëjtën valë me të cilën ka qenë edhe kur erdhën ujgurët edhe kur erdhën muxhahedinët. Nuk e di me kë e ka, por e gjitha është ajo që zoti Berisha e ka vënë mirë në dukje faktin që kjo është një përpjekje e shëmtuar për ta përdorur politikisht. Shqipëria i ka bërë gjithmonë me përpikmëri detyrat që lindin si pasojë e të qenit pjesë e NATO-s. "
Mes të tjerash, publicisti tha se qeveria nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve dhe kjo vjen si pasojë e një procesi të grabitur zgjedhjesh.
Varaku: "Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve dhe janë pasojë e një procesi të grabitur zgjedhjesh. Nuk kanë legjitimitet që të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve dhe këtë e dinë të gjithë. Çështjet e legjitimitetit janë diçka që nuk i fsheh dot askush."
Përsa i përket transparencës që qeveria duhet të ketë me qytetarët, Varaku tha se nuk është bërë ende e ditur se sa persona do të akomodohen në Shqipëri.
Dy fjalë për afganët në Shqipëri!
15 Gusht, 14:47
Varaku: "Është i paqartë numri i personave që do të akomodohen në Shqipëri. unë mendoj se Shqipëria do ofrojë vetëm akomodimin, përsa i përket financimit besoj se do përgjigjen SHBA dhe Alenca. E vetmja transparencë që duhet bërë sot, ajo që i kërkohet kësaj qeverie është të ballafaqohet me sinqeritet me popullin shqiptar, t'i sqarojë si është situata dhe t'i thotë detyrat që kemi kundrejt Aleancës."
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku

