Situata në Majën e Rrunës, Mbrojtja Civile: Vatra ende problematike, vazhdojnë të digjen trungje
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë informacion në lidhje me situatën e zjarrit në Majën e Rrunës.
Bëhet me dije se vazhdon të jetë problematike kjo vatër, pavarësisht ndërhyrjeve.
Mbrojtja Civile bën me dije se terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka.
Njoftimi i Mbrojtjes Civile.
"Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është:
Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe forcat e DMR-së Kukës për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës.
Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka dhe mbajtja nën kontroll e vatrës së zjarrit."
