Aktivizohet një vatër zjarri mes Mazrrekut dhe Lodertunës në Shkodër, dyshohet i qëllimshëm

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga zjarret.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata raporton se një vatër zjarri është shfaqur mes Mazrrekut  dhe Lodertunës në bashkinë Shkodër.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, ndërkohë mendohet se zjarri është i qëllimshëm.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të bërë izolimin e flakëve.