Lezhë/ Aktivizohet një vatër zjarri në Zejmen, asnjë ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2021, 16:00
Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, 15 gusht në Zejmen të Lezhës dhe flakët janë në një zonë të banuar.
E rrezikuar është edhe njësia administrative, pasi flakët janë vetëm pak metra mbi godinën e njësisë.
Mësohet se ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shkak se emergjencat civile janë të angazhuara në dy vatra të tjera.
Flakët vijojnë të përhapen ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente për të shmangur pasojat e këtij zjarri.
