“Të shpëtojmë jetë”, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit: I jam mirënjohëse Shqipërisë që po i ofron strehim afganëve

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madaleine Albright i ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganë.

Me anë të një statusi në Twitter Albright  ka bërë thirrje që të gjithë duhet të përqendrohen në shpëtimin e jetëve. Gjtihashti ish-sekretarja thotë se shpreson dhe pret që shembullin e Shqipërisë ta ndjekin dhe të tjerët.

"Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin," shkruan Albright  në Twitter.