Me kallashnikov terrorizon banorët e Shijakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2021, 12:10
Një 31 vjeçar terrorizoi banorët e Shijakut mbrëmjen e së dielës, 15 gusht.
Policia bën me dije se Emiljano Norja u vu në pranga pas denoncimit se lëvizte me makinë në gjendje të dehur ndërkohë që qëllonte me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:00, ku i riu sipas policisë ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilin lëvizte i riu.