Meta: Lutjet tona sot për popullin e Haitit për jetët e humbura nga tërmeti!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2021, 14:25
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter me 304 personave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.
Meta: Lutjet tona sot për popullin e Haitit! Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!

