Zbardhet plagosja me armë zjarri dje në Kurbin, prangoset daja, autori shpallet në kërkim

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku u plagos më armë zjarri një person.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori Kadri Kurtaj kreu krimin.

Kadri Kurtaj (Imeri), pasi ka plagosur shtetasin  E.P(T) , për motive të dobëta është larguar nga vendngjarja për në banesën e shtetasit Agron Koçi, (dajës së tij), i cili e ka ndihmuar për të fshehur armën e zjarrit automatik dhe me pas të largohej.

Po ashtu, në banesën e dajës së autorit, u sekuestruan  tritol, kapsolla detonatore, një tjetër armë zjarri pushkë , municion luftarak, lëndë narkotike, doreza, maskë e sende të tjera të kundraligjshme.

"Policisë Kurbin, bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit Kadri Kurtaj (Imeri), shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera në banesa dhe ambjente në të cilat kishin informacion që mund të fshihej autori i plagosjes së shtetasit E.P(T). Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e dajës se autorit të dyshuar shtetasit Agron Koçi,  shërbimet e Policisë kanë gjetur armen e zjarrit tip automatik me krehër me 28 fishekë, me të cilën dyshohet së është plagosur shtetasi E.P(T)." - njofton policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë , 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Si dhe u prangos Agron Koçi,  52 vjeç, banues në Kurbin ,për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

Shërbimet e Policisë vijojnë punën intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar shtetasit Kadri Kurtaj.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.